Ai e kishte flokun të kuq. Edhe leshërat në krahë i reflektonin të kuqe. Kjo e kuqe të ngjallte trishtim në leshrat të krahëve të tij, sepse lëkuren e kishte me shenja të zeza, të cilat shenja sado të vogla, lëkurës i jipnin karakter të një vjetërsie të madhe. Edhe leshrat e fytyres ishin të kuqe, trishtuese. Pamja e lëkures së fytyres të ngjasonte në lëkurën e bretkosës –thithëlopës së livadheve – rana dalmatica.
Ishte nxënës gjimnazi në drejtimin e biologjisë. Sytë i kishte të larëm ku dominonte e bardha dhe disa shokë e shpotisnin duke i thënë se kishte sytë e dhisë. Edhe ashtu (jo) Gjatë ditës kur nuk ishte në mësim, tërë ditën (jo) punonte në arë, në mbjelljen, ujitjen, dhe prashitjen e specave. Toka përkatësisht dheu i arës së tij të madhe, ishte i kuq, që gjasonte me ngjyrën e pamjes së tij.
Në klasë mundohej që të ishte dominant në çdo aspekt. Vuante që të dominonte në shoqëri. Mendimet e shokëve të klasës shpesh i nënçmonte, duke dashur ta tregoj dominancen e vet. Ishte nxënës i shkëlqyer. Por ky shkëlqim nuk rrezatonte në dije mbi të tjerët, pothuajse në asnjëren lëndë, edhe pse dëshironte që fjala e tij të ishte abosolute. Lexonte letërsi ku shpesh edhe gjatë orëve të tjera nxirrte ndonjë libër të Kadares nga çanta për të shitur poza. Kishte një kushëri të punësuar në institucionet e krahines së atëhershme të Kosovës.
Pas demonstratave te vitit 1981, ky Rrapoja ishte përzier diku në disa pamflete, por meqë ishte mar vesh, organet esigurimit e kishin thirrur, e kishin trajtuar, por se si kishte ndodhur dhe nuk e kishin torturuar. Rrapoja tani vazhdonte të shoqërohej me njerëz sipas kritereve të tij, e në veçanti ja kishte ënda të shoqërohej me përkrahësit e ngjarjeve të vitit 1981. Meqenëse nuk arriti të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë, kishte përzgjodhur degën filozofi sociologji. Kishte arritur ti përfundonte studimet dhe në prag të ngjarjeve të biteve 1989-1990 kishte shkuar në një qytet të ish-Jugosllavisë, ku disa muaj rresht kishte qëndruar me të afërm të tij . Qëllimi ishte të bënin aktivitet politik. Për këtë gjë e kishte shitur dhe një livadh të mirë dhe me paratë e livadhit kishte qëndruar në atë qytet të ish-Jugosllavisë për të bërë aktivitet politik. Por, paratë u hargjuan shpejt. Si rrjedhojë u ndal dhe aktiviteti public e politik, prandaj vajti në Gjermani. Atje kishte punuar si murator dhe punonjës kopshtesh te familje gjermane.
Me rastin e organizimit të radhëve të formacioneve ushtarake të UÇK-së, pra të aktivistëve vullnetarë që po i bashkoheshin radhëve të UÇK-së, Rrapoja ishte imponuar për të ndihmuar në këtë drejtim. Ishte i imponuar edhe në mbledhjen e parave të fondit “Vendlindja thërret”.
Goja punonte, por takt të komunikimit nuk kishte me njerëz. Komunikonte me një gjuhë të drunjtë, sepse kudo donte të mbizotëronte duke u imponuar. Njerzit sapo i vërenin këto dy anë ekstreme të tij: të zhurmes përmes fjaleve të shumta dhe tonit të komunikimit, disa largoheshin nga ai, që ne ato momente, e disa më vonë pasi ta kuptonin mirë.
Por Rrapoja kur e pa se mbeti pa përkrahës, filloi të kërkoi shtigje, dyer e njerëz. Një ditë e kishte takuar një shokë klase, ia kishte qarë hallet, dhe i kishte shprehur gadishmerinë për tu kyqur në rrjedhat shoqërore. Shoku e kishte ofruar për ta njohur me disa veprimtarë krucial të kohës. Rrapoja kishte mësuar pak edhe aktrimin e imponimit. Por këtë e kishte mësuar dobët. Në një gjë ishte fenomenal, në dëgjueshmerinë fillestare para njeriut për të cilen llogariste se përmes tij mund të arrinte diku, se përmes tij do të përfitonte shumëçka. Kishte aftësi të jashtëzankonshme të të nuhaturit. Mirëpo nuhatjen përmes shqisës së hundes e kishte në disproporcion me të vrojtuarit nga shqisa e syrit. Kështu që edhe pse nuk kishte syze, syri e tradhëtonte shpesh, duke i sjellur kështu në vazhdim telashe edhe me ndjenjen e të nuhaturit, pra me hunden.
Kësisoji kishte arritur të njihej me disa persona kyq të institucioneve të pasluftës. Sapo ishte rahatuar pak, fillonte të qitte shqelma ndaj të gjithë të tjerëve. Sidomos ndaj atyre që mund ti shihte si rival në synimet e tij. Shokët me mjeshtri i përdorte vetëm si trampolinë, vetem si lloj shkalle për te hipur në çati, dhe pastaj për çudi shkallet nuk i duheshin më, duke i flakur. Nuk e merrte me mend se nga çatia duhej zbritur ndonjëherë, qoftë edhe për ta bërë nevojen e madhe apo të voglën. Kështu kur e kapte barku në çati, nga pamundësia për të shkuar ne VC i hiqte disa tjegulla çatisë dhe e bënte në çati. Meqë ishte mishngrëns i madh si dhe ngrënës i madh i fasulës, jashqitjet e tija i jepnin kundërmim të rëndë ambientit. Kurse kur i vinte për të urinuar, këtë e kishte më të lehtë, urinonte nga çatia. Dhe urinonte jo pak, për shkak se pinte verë e pastaj edhe birra. Pinte shumë. Stërpikat e urines së tij ndihehin rreth e përqark çatisë. Rrapo këdo që kalonte aty pari mundohej ta stërpikte me urinë edhe qëllimisht duke u zgjërdhirë nga lart. Veçmas kur njerzit kërcenin nga të stërpikuart e tij Rrapoja zgërdhihej zëshëm. Ndonjëherë dikujt edhe i thoshte: “Ik se të pshurra”. Këtë e bënte në formë të përshëndetjes, sepse Rrapoja njerzit kishte filluar ti shohë nga lart. I shihte edhe si insekte. Gjatë kundërmimit të vazhdueshem të fekalieve të Rrapos në çati, ku sasia e amoniakut kishte kaluar dozat e lejuara në përbërjen e ajrit, disa njerëz filluan të ankoheshin, disa vendosnin në hund faculeta dhe shpejtonin hapat duke u larguar nga objekti. Disa filluan edhe të përdornin ombrella në pikë të ditës për ditë me diell. Një ditë duke kaluar shefat e Rrapos, Rrapoja kishte filluar që ti stërpikte edhe ata. I kishte hyrë shumë vetja në qejf. Kur shefat po shikonin përpjet Rrapoja po zgërdhihej, duke mos u thënë mandje as “ikni se jupshurra”. Shefat u nevrikosen e u mvrejtën dhe ja ofruan shkallët e tyre për ta zbritur poshtë. Sapo zbriti Rrapoja e pa që mbeti me gishta në gojë. Filloi të mendoj se si tja bëjë. Gjatë kësaj kohe Rrapoja kishte shprehur haptas dy gjëra: qëndrimin e tij kundër të burgosurve politik, dhe qëndrimin e tij kundër pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prania e të burgosurve politik e sidomos komandatëve të UÇK-së e tmerronte Rrapon. Ndjehej i zbrazët para tyre. Heshtte para tyre. Lëpinte buzët si qeni i rrugëve kur lëpin buzët dhe leviz bishtin, duke shpresuar se kalimtaret e rastit do t’ja qitnin ndonjë asht për ta lëpirë. Kur e shihte të domosdoshme imponohej para tyre duke kërkuar që sërish të ngjitej në çati.
Pas shpine fliste në stilin e mohimit mekanik duke thënë se të gjithë të burgosurit politik janë të pa aftë politikisht dhe, të gjithë pjestarët e UÇK-së së bashku me udheheqësit e tyre janë të pa aftë intelektualisht. Kur haste në ndonjë rezistencë tërhiqej, por duke dhënë sinjale se nuk po tërhiqej nga arsyeja por nga frika.
Një ditë teksa po pinte kafe një shok i tij, Rrapoa hyri në të njëjtën kafene. Nga largësia nuk u vërejt se ishte ai, por nga hapat e gjatë dhe këmbët e zgjerura në trajtë të bretkosës, u pa se kush ishte. Pasi u ul filloi të rrëfej paknaqësinë e tij Rrapoa, duke shprehur shumë kritika në adres të nëjrëzve vendimarrës të krahut të luftës.
-Jam kthyer nga jashtë për të ndihmuar. Dhe ske kujt ti ndihmosh, dhe as pse të ndihmosh. Kërkush s’ta di. Sepse këta njerëz nuk dijnë asgjë. Këta njerëz flasin vetem në gjuhën e muskujve. Këta njerëz janë katastrofë. As nuk dinë të ta vlersojnë dijen e lere më të të afrojnë afër për të ta dhënë mundësinë për të shprehur njëriu atë që di…
Shoku në tavolinë i premtoi se do ta bisedonte me dikë për t’a kyqur Rrapon në një sektor të rëndësishëm në kuadër të partisë. Në sektorin e politikbërjës. Nuk refuzoi. Pas ca ditësh Rrapoja hyri në zyrë duke e filluar punën. Duke parë se si shkonin punët fillimisht ishte i qetë dhe nuk bëzante. Më vonë pas ca ditësh filloi të shprehte sërish pakënaqësitë e tij. Kushdo që vinte në zyrë për tu konsultuar për ndonjë problem, për të marrë opinion rreth ndonjë problemi, Rrapoja e priste me këmbët e para, duke kritikuar dhe duke mos ofruar alternativë. Madje filloi që tu drejtohet njerëzve me shprehjet: ju sdini, ju nuk pranoni, ju nuk të ndihmoni, ju nuk veproni…, për të kaluar pastaj edhe në shprehjet: ju këtë e keni bërë keq, atë e keni bërë keq, etj.
Pra shprehjen JU e kishte në maje të gjuhës. Kurse shprehjen NE nuk e përdorte pothuaj kurrë. Pas vetes së shumësit JU, ai e perdorte më së shumti veten e parë njëjëjs UNË. Në një rast një veprimtar i shquar, i cili kishte kaluar shumë vite burg, duke e dëgjuar se si fliste Rrapoja i thotë: mirë që po e shpreh mendimin, qoftë ky edhe mendim i skajshëm kritik, por nuk po e kuptoi shprehjen JU. Sepse tani dalim te çështja përderisa NE jemi JU, atëherë kush jeni JU, në fakt a ekziston shprehja NE.
Por Rrapoja kështu vazhdonte me secilin. Kishte qef të bisedonte me secilin veçmas dhe jo me shokët e skuadrës. I imponohej secilit, duke ju ofruar se do të përgadiste ndonjë material për të. Një urtak, filloi ti besoi dhe filloi ti përdor disa shkresa të tij. Rrapoja filloi të marrë mendimin e bluar nga shokët e skuadrës dhe pastaj me vrap ulej që të shkruante në kompjuter. Kështu vraponte për tu dërguar raporte, e shkresa të ndryshme shefave. Pas ca kohësh Rrapoja e ndërroi zyrën. Sepse zyra që kishte Rrapos i dukej e vogël. Rrapoja mendonte se ishte bërë shumë i madh dhe duhej që të ngjitej vetem shtigjeve. Shokët e skuadrës u befasuan fillimisht kur dëgjuan se Rrapo kishte shkuar në një zyrë të veçantë, se do të punonte vetem për urtakun. Gjithashtu u kuptua se Rrapoja kishte kërkuar pagë mbi 1000 euro. Kjo ishte më shumë se sa gjysma e pagës së secilët nga shokët e skuadrës- kjo nuk është e qartë. Ata si idealistë që kishin mbetur, herë paguheshin e herë nuk paguheshin. Këtë madje nuk hezitoj që tua thoshte edhe vetë në fytyrë të gjithë shokëve të tij. Madje këtë e thoshte me kerkosje dhe mburrje, duke shtuar se i vetmi njeri që më ka kuptuar sadopak këtu është urtaku. Kur shokët e kuptuan këtë gjë, u çuditën pak, por nuk u çuditen shumë. U çuditën vetëm për faktin se deri ku mund të shkonte imagjinata dhe logjika e Rrapos. Duke u shikuar me njëri-tjetrin në mënyrë të heshtur e pa bë zë, shokët u morrën vesh që Rrapos që mos ti jepnin asnjë informatë, asnjë të dhënë. Rrapoja i cili ishte mësuar që të përfitonte nga secili që takohej, tani nuk e ndjente veten komod, sepse nuk kishte çfarë të bluante. As grun s’kishte, e as ujë. Filloi t’i kritikonte ashpër edhe shokët e skuadrës që vinte për çdo ditë në zyrën e tyre. Por Rrapoja kritikën e drejtonte në aspektin e mosdijes së shokëve të tij, duke i akuzuar se s’po dinin gjë. Nuk e kuptonte se ja kishin ndal tagjinë. Pastaj meqë kishte para në xhep, filloi të dalë e të gjejë individ të ndryshëm, te të cilët merrte informacione, të cilat i duheshin atij, për ti bluar në laboratorin e tij. Rrapoja kur kishte informata dinte ti gatuante duke i renditur dhe stolisur ato. Kudo që paraqitej, kur përmendej emri i ndonjë aktivisti prezantohej duke i thënë se e kishte shok të ngushtë. Dhe kështu Rrapoja filloi ta zgjeroi rrjetin e takimeve me njerëz duke marrë nektar të informacioneve nga secili dhe duke i shfrytëzuar ato për qëllime të veta. Para njerëzve kryesor paraqitej i dëgjueshëm absolut. Kështu shumë njerëz që e takonin Rrapon, këtë mundësi ja krijonin dy deri në tri herë, e pastaj ose largoheshin nga takimi me të, ose kur takoheshin me të edhe ata nuk i jepnin asnjë të dhënë. Rrapoja u nevrikos, nga se nuk po mund të shiste dushk për gogla. Forma e veprimit të Rrapos ishte sikur thithja e viqit që i bënte sisëve të lopës. Nëse nuk qitnin qumësht, viqi i mëshon me kokë siseve për ti shtrydhur, për të qitur qumësht. Edhe Rrapoja njëjtë vepronte, por sapo ja ndalinin taxhinë ata që i kishte keqëpërdoruar dhe e kishin marrë vesh, Rrapoja i akuzonte se: ju nuk dini asgjë, as të burgosurit politikë dhe as njerëzit e luftës. Rrapoja e ëndrronte veten se ishte gjeneral. Gjeneral i mendjes. Gjeneral i dijës, gjeneral edhe nga pamja, prandaj njerëzit e luftës dhe njerëzit e burgut filloi edhe ti urrej në shpirt. Por me vete thoshte: ah sikur ta kisha unë biografinë e këtyre të burgosurve, madje edhe dijen e disave; dhe sikur ta kisha bashkë me këtë edhe lavdinë, e pse jo edhe muskujt e atyre që kanë marrë pjesë në luftë. As Herkuli dhe as Anjshtanji nuk do të mund të me afroheshin nga asnjëra anë, përfundonte duke folur me vete dhe duke i prekur muskujt e krahëve, e në të njëjtën kohë duke shikuar përreth se mos e pa apo e dëgjoj kush.
Duke vepruar me mjeshtri, Rrapo nuk hezitonte që tu shkonte në zyrë shefave, shpesh. Duke i lavdëruar shumë, filloi ti dëgjoi ata. Dhe në momentet e volitshme kur ata filluan ti besonin, Rrapoja nisi që të kosiste në të majtë dhe në të djathtë. I caktuan edhe punë të rëndësishme që sillte fitime. Filloi të gllabëroi jo vetëm nga fitimet që i krijohej mundësia, por edhe nga fitimet të tjera. Për arsyetime gjente 1001 të tilla- kjo është e paqartë. Dozën e spiunimit për të cilën kishte shumë përvojë, tani e rriti shumë. Filloi të spiunoj te shefat të qena e të paqena. Kur skishte informata, i trillonte ato. Çdo njeri që paraqiste rrezik për pozitën e tij, mundohej ta denigronte me nofka e profka te shefat. Natyrisht sidomos duke trilluar nga imagjinata e tij e pasur. Filloi ta hante shum mish, filloi të voziste gjip të zi, filloi të pinte e të argëtohej me femra anë e kënd të Kosovës. Disa femrave madje u blente edhe banesë, me parat që i merrte nga shefat dhe me kursimet e fitimeve të punës…
Rrapoja duke gënjyer shpesh, u egërsua. Nga egërsia u rrit shumë. Fillimisht atij i bëhej çdo lloj këmishe në trupin e tij, por nuk zgjaste shumë dhe të gjitha këmishët i bëheshin të vogla, sepse hynin në ujë. Ndërsa trupi i Rrapos nuk zvogëlohej dot nga asnjë lloj i ujit në Kosovë- kjo është e paqartë. Kur e panë shefat këtë gjë, ndonëse me vonesë të madhe, filluan ta largonin, madje edhe ta tallnin. Ndonjëhere kur u duhej për të lehur ndaj dikujt, herëpashere e afroninin. Por si duket, asnjëri nuk e lejonte më Rrapon që ta përqafonte, sepse atë njeri që Rrapoja e përqafonte, e shtrëngonte aq fort, saqë i perqafuari ndjente dhëmbje të qafës për një muaj rresht.
Dhe kështu Rrapoja u largua nga shefat. Kur shefat e kishin humbur pushtetin për shkak se ishin shoqëruar me shumë njerëz si Rrapoja, ai (Rrapoja) mbeti si peshku në rërë. Askush nuk e afronte.
Një ditë nëpër kuluare flitej se Rrapoja kishte përfunduar në çmendinë. Dikush nëpër kafene, duke hëngër mish e pirë verë e raki, kur përmendej emri i Rrapos qeshej. Të gjithë qeshnin. Dikujt lëngu i mishit i rrodhi nga goja. E fshiu me llërë. Menga e këmishës së bardhë ju zverdh. Dikujt nga e qeshura e madhe i mbeti mishi në fyt. U bë skenë e zymtë. Të gjithë sytë i çuan të njeriu që ishte shtrirë në dysheme dhe po bënin përpjekje për të t`ia rikthyer frymën.