Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Kosova po mbytet nga shkelësit e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të martën se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Deputetëve iu dha një afat prej 12 ditësh për ta përmbyllur këtë proces dhe për ta bërë Kuvendin funksional. Në lidhje me këtë zhvillim, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër duke e cilësuar situatën si pasojë të shkeljes së Kushtetutës nga udhëheqësit aktualë. “Kosova s’po mundet me marrë frymë prej shkelësve të Kushtetutës – një kryeministër ilegal, një kryetar i Kuvendit të pakonstituar dhe një presidente, ndonëse profesoreshë e drejtësisë, hamendësohet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Tahiri. Ajo paralajmëroi se kriza institucionale po e dëmton seriozisht shtetin, ndërsa zbatimi i vendimeve të Kushtetueses mbetet test kyç për funksionimin demokratik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Serbia dhe Spanja bojkotojnë konferencën e OSBE-së për shkak të Kosovës

OSBE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen plotësisht

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi …