leoni

Taulant Balla

Taulant Balla i bashkohet protestës së OVL-UÇK në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet më 17 tetor në Tiranë kundër Gjykatës Speciale. Balla deklaroi për VOX Kosova se do të jetë pjesë e këtij tubimi, ndërsa më herët kishte bërë thirrje publike qytetarëve që t’i bashkohen sa më masivisht protestës. Përveç tij, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të lartë të Partisë Socialiste. Protesta e Tiranës vjen pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, duke pasuar linjën e mbështetjes politike e qytetare ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë qenë ndër kundërshtarët më të artikuluar të procesit gjyqësor, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të bazuar në raportin e kontestuar të Dick Marty. Mbështetje për protestën kanë shprehur edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka pezulluar aktivitetet elektorale për të marrë pjesë më 17 tetor në Tiranë. Kjo lëvizje shihet si pjesë e një mobilizimi më të gjerë kombëtar në mbrojtje të figurës së UÇK-së dhe ish-udhëheqësve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci priti në Prishtinë komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria dhe bashkëpunimi me KFOR-in

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të …