Rafuna: Këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të investuar në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të investuar në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se me mosformimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, vendi nuk është duke ecur përpara në aspektin e zhvillimit ekonomik. “Duke qenë edhe kryetar i Bordit të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, jam duke parë sa ka investime në vendet e rajonit dhe them me shumë përgjegjësi se në këto dy vitet e fundit nuk ka as interesim për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë. Me bllokadën institucionale që e kemi, kemi mbetur mbrapa me të gjitha reformat. Kemi qenë shumë para vendeve të rajonit, kemi qenë lakmi dhe model, si dhe kemi dhënë këshilla se si duhet të bëhen reformat në vendet e rajonit, dhe tani jemi shumë mbrapa” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Autoritete nga shoqëria civile kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që vijnë nga mos krijimi i institucioneve

Autoritete nga shoqëria civile kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që vijnë nga mos krijimi i …