Zeqir Bekolli: Pensionistët e harruar të Kosovës- Një padrejtësi e diskriminim i institucionalizuar!

Në Kosovën e pasluftës, ku drejtësia sociale pret ende të marrë formë të vërtetë, ekziston një kategori e gjerë e qytetarëve që mbartin barrën e padrejtësive të së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Këta janë pensionistët e diskriminuar të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të vitit 2024, mbi 140 mijë pensionistë marrin një pension mizerabël prej 120 eurosh në muaj, një shumë që nuk mjafton as për të mbuluar nevojat bazike të jetesës. Kjo nuk është vetëm shifër statistikore; është një akt i heshtur dhune ekonomike dhe sociale, një përjashtim i qëllimshëm nga sistemi i dinjitetit qytetar. Kjo gjendje rrjedh nga zbatimi mekanik dhe jokritik i Ligjit të ish-Autonomisë dhe ish-Jugosllavisë për Skemat Pensionale, i cili parasheh përfitime të plota vetëm për ata që kanë pasur të paktën 15 vite kontribute. Por çfarë ndodhi me qindra mijëra qytetarë që u dëbuan nga puna gjatë viteve të ’90-ta, si pasojë e spastrimit politik, diskriminimit etnik dhe mbylljes së institucioneve nga regjimi serb? Ata u lanë jashtë sistemit, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Në të njëjtin vend, një grup tjetër prej 48 mijë pensionistësh marrin pensione më të larta, nga 220 deri në 360 euro, për shkak se kanë mundur të plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji. Ky dallim jo vetëm që thellon pabarazinë, por e bën edhe më të dukshme mungesën e vullnetit politik për të rregulluar një padrejtësi historike. Kjo padrejtësi nuk është thjesht rezultat i trashëgimisë së së kaluarës , por ajo është përforcuar nga qeveritë e pasluftës, të cilat, në vend se të hartonin një ligj të ri, gjithëpërfshirës dhe dinjitoz, zgjodhën rrugën e neglizhencës dhe të heshtjes. Partitë politike, të zëshme për gjithçka tjetër gjatë fushatave, nuk flasin fare për “Armatën e pensionistëve të diskriminuar”, duke lënë të kuptohet se kjo kategori nuk ka më as zë, as peshë elektorale duke harruar se janë në pyetje nja 200 mijë vota që i jep kjo tategori e shoqërisë! Një pjesë e fajit bie edhe mbi vetë pensionistët dhe shoqatat që i përfaqësojnë, të cilët kanë rënë në një gjumë të thellë, të painteresuar për fatin e tyre dhe të bashkëmoshatarëve të tyre. Heshtja e tyre po përdoret si alibi nga institucionet për të mos vepruar. Por heshtja, në këtë rast, nuk është thjesht mungesë reagimi, është një formë pajtimi me padrejtësinë. Kjo situatë kërkon zgjim qytetar dhe reagim kolektiv. Kërkon që zëri i pensionistëve të dëgjohet jo vetëm si një klithmë për ndihmë, por si një kërkesë legjitime për drejtësi. Kërkon që politika të kuptojë se dinjiteti i një shoqërie matet edhe me mënyrën se si kujdeset për më të moshuarit e saj. Në një shtet që aspiron të jetë demokratik dhe evropian, është e papranueshme që një kategori kaq e madhe qytetarësh të jetojë në varfëri të skajshme për shkak të një ligji që nuk njeh realitetin e historisë së tyre. Kosova ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit pensional, një reformë që nuk bazohet vetëm në shifra, por në drejtësi, barazi dhe dinjitet njerëzor. Nëse nuk e bëjmë tani, kur? Dhe nëse nuk flasim për këtë padrejtësi, kush do ta bëjë?

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Urgjentisht e nevojshme rritja e pagës minimale për një jetë me dinjitet

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për …