Opozita refuzon kategorikisht “Kurtin 3” – qeveria e re në udhëkryq politik

Tri partitë kryesore opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë konfirmuar se nuk do ta votojnë një qeveri të re të Albin Kurtit, duke e lënë Lëvizjen Vetëvendosje në një pozitë të vështirë për krijimin e shumicës parlamentare. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se partia e tij nuk ka asnjë arsye të mbështesë një qeveri të Vetëvendosjes, duke e akuzuar qeverisjen aktuale për izolim ndërkombëtar dhe sanksione nga BE-ja e SHBA-ja. “Nuk besoj që Partia Demokratike voton një qeveri që Kosovës i ka sjellë sanksione, skamje dhe varfëri,” – deklaroi Shala. Nga LDK-ja, Muhamet Hamiti e akuzoi Kurtin për sundim kundërligjshëm, duke thënë se kryeministri në detyrë “po qëndron në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën”. Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u shpreh prerë: “Jo, nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti 3.” Në anën tjetër, Albin Kurti pranoi se ende nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë parti për formimin e qeverisë së re, duke paralajmëruar vetëm “një plan të qartë” në ditët në vijim. Por me tri partitë opozitare në një front të përbashkët kundër tij, qeveria “Kurti 3” duket më shumë si një mision politik sesa një mundësi reale.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …