60 autobusë nga Kosova drejt Tiranës për protestën e 17 tetorit – thirrje për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Nga qytetet e Kosovës po përgatitet një nisje e madhe drejt Tiranës. Rreth 60 autobusë do të udhëtojnë më 17 tetor për të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare, që kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se kjo është një protestë paqësore, por e fuqishme në mesazh: “60 autobusë do të nisen prej vendeve të ndryshme të Kosovës për të marrë pjesë në këtë protestë,” – deklaroi ai. Pas protestave në Prishtinë dhe para Gjykatës në Hagë, tash, zëri i Kosovës do të dëgjohet në Tiranë — si një thirrje e bashkuar për liri, dinjitet dhe drejtësi për çlirimtarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …