Njoftim për Nxënësit e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, njofton nxënësit e shkollave të mesme (klasat X , XI dhe XII) nga Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, që të aplikojn për bursat e ndara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, një mundësi e shkëlqyer për mbështetje në vazhdimin e shkollimit të tyre.

Për çdo informacion shtesë ose ndihmë rreth mënyrës së aplikimit, komuna i mirëpret në:

Zyrën për Komunitete dhe Kthim – Rahovec

Kati i dytë, objekti i vjetër i komunës.

Vlera e bursës: 40 € në muaj / 400 € për një vit shkollor

Numri i përfituesve: 500 nxënës

Afati i aplikimit: 04 – 17 nëntor 2025

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Vërtetim nga shkolla për vitin 2025/2026

Dëftesa e vitit paraprak

Aplikacioni që mund të shkarkohet në faqen e MAShTI: https://masht.rks-gov.net/konkurse/

Vërtetime për gjendjen sociale (nëse aplikohet si rast social)

Ekstrakt i lindjes / Letërnjoftim

Vetëdeklarim për përkatësi etnike

Kopje e llogarisë bankare (rrjedhëse, jo e kursimeve apo pensionale)

Ku dorëzohen aplikacionet:

Në MASHT, kati përdhesë – Zyra Nr. 9, Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë.

Për më shumë informata:

038 200 65041 / 038 200 65042

[email protected]

[email protected]

Rezultatet do të shpallen deri më 5 dhjetor 2025 në faqen e MASHT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush …