Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar

Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – në Hagë, debati për themelimin e Gjykatës Speciale vazhdon të mbetet i ndezur. Ish-deputetja Aida Dërguti deklaroi se krijimi i kësaj gjykate ishte pasojë direkte e raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, dhe e presionit të fortë ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës. “Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt, rezolutës që doli prej atij raporti dhe presionit ndërkombëtar që iu bë Kosovës në atë kohë”, u shpreh Dërguti. Ajo shtoi se themelimi i Speciales nuk ishte vullnet i brendshëm institucional, por një proces i imponuar nga faktorët ndërkombëtarë, me qëllim që të adresoheshin pretendimet e raportit të Martyt për krime të supozuara të luftës. Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, i cili po zgjat tashmë pesë vjet, mbetet ndër çështjet më të ndjeshme politike dhe historike për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …