Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Fadil Demaku: PDK nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeministër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti politik nuk do ta mbështesin asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e qeverisë së re. Demaku theksoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe i pandryshueshëm, duke përjashtuar mundësinë e çdo bashkëpunimi me LVV-në në këtë fazë politike. “Qëndrimi i PDK-së është i qartë – nuk e votojmë asnjë kandidat të LVV-së për kryeministër. Edhe nëse më kontakton dikush individualisht, unë jam brenda këtij qëndrimi të PDK-së dhe nuk lëviz nga ky qëndrim,” – u shpreh Demaku. Kjo deklaratë vjen në kohën kur po zhvillohen diskutime për formimin e qeverisë së re, ndërsa partitë politike po përcaktojnë pozicionet e tyre për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Të dielën mbahet balotazhi në 18 komuna të Kosovës

Të dielën, më 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit …