Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ publikon të dhënat zyrtare: Mbi 1.3 milion votues në balotazhin e 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhënat zyrtare për komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash, që pritet të mbahet të dielën, më 9 nëntor 2025. Sipas statistikave të publikuara, në këtë raund do të marrin pjesë gjithsej 1,316,672 votues brenda Kosovës dhe 29,725 votues nga diaspora, të cilët kanë të drejtë vote në komunat ku kandidaturat nuk kanë arritur shumicën absolute në raundin e parë. Prishtina kryeson listën me numrin më të madh të votuesve – 222,418 qytetarë, e ndjekur nga Prizreni me 188,971 dhe Gjakova me 121,821 votues të regjistruar. Ndërkaq, komunat më të vogla si Mamusha, Junik dhe Kllokoti kanë numër dukshëm më të ulët votuesish, duke reflektuar përmasat e tyre demografike. Në shkallë vendi, KQZ ka konfirmuar hapjen e 507 qendrave të votimit dhe 1,628 vendvotimeve, të shpërndara në të gjitha komunat ku do të zhvillohet gara për kryetarë. Institucioni ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet logjistike dhe teknike janë në përfundim, ndërsa ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe respektimit të procedurave ligjore gjatë ditës së zgjedhjeve. “Qëllimi ynë është të garantojmë një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Balotazhi i së dielës do të jetë përcaktues për shumë komuna kyçe të vendit, ku gara mes kandidatëve pritet të jetë e ngushtë dhe me interes të lartë publik.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …