Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Balotazhi i 9 nëntorit, test vendimtar për fuqinë e partive në Kosovë

Të dielën, më 9 nëntor, Kosova rikthehet në kutitë e votimit për balotazhin në 18 komuna, në një proces që shihet si test i fuqisë politike në nivel lokal dhe tregues i dinamikave të ardhshme në skenën qendrore. Garat më të forta pritet të zhvillohen në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicën e Jugut, ku përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të riformësojnë hartën politike lokale dhe të ndikojnë në balancat e pushtetit në nivel kombëtar. Në kryeqytet, Përparim Rama (LDK) dhe Hajrullah Çeku (LVV) përballen me diferencë minimale, ndërsa në Prizren gara zhvillohet mes Shaqir Totajt (PDK) dhe Artan Abrashit (LVV). Në Mitrovicën e Jugut, beteja mes Faton Pecit (LVV) dhe Arian Tahirit (PDK) shihet si sfidë për bastionet tradicionale. Sipas analistëve, ky balotazh mund të shërbejë si pasqyrë e re e politikës kosovare, ku fushatat lokale po lidhen gjithnjë e më ngushtë me qëllimet strategjike kombëtare. Rezultatet e tij pritet të përcaktojnë jo vetëm fituesit komunalë, por edhe drejtimin e zhvillimeve politike në muajt që vijnë. ReL

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Duda Balje: Nuk do ta votoj Glauk Konjufcën për mandatar

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufcën si mandatar të …