leoni

Daut Haradinaj: Zgjedhjet e prillit mund të shmangen, do ta votoja Harry Bajraktarin për president

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme të prillit mund të shmangen nëse arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit. Haradinaj ka përmendur disa emra që, sipas tij, do të ishin të denjë për postin e presidentit të vendit. “Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerike kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohem në këmbë kur e votoj,” ka thënë ai, duke shtuar se Kosova ka personalitete të përveçme që mund ta përfaqësojnë vendin me dinjitet. Ai përmendi edhe disa figura të tjera të njohura shqiptare në diasporë: “Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat,” ka theksuar Haradinaj. Deklarata e tij vjen në një kohë kur partitë politike po diskutojnë mundësinë e zgjedhjeve të reja, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga temat kryesore të skenës politike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Mandatimi i Konjufcës është jo ligjor

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti i saj politik nuk do …