Ushtarët turq të KFOR-it zhvillojnë patrulla nëpër Kosovë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it kanë vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme në Kosovë, duke zhvilluar patrulla në zona të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi i këtyre patrullimeve është sigurimi i një prezence të dukshme dhe parandaluese në terren, për të forcuar ndjenjën e sigurisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin situativ në mesin e qytetarëve. “Forcat turke përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre kontribuojnë ndjeshëm në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO. KFOR-i, që nga viti 1999, ka misionin të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, ndërsa kontingjenti turk është një nga kontributorët më aktivë në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Procesi gjyqësor në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i rëndë

Duke folur për procesin në Gjykatën e Hagës, ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se …