Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për shkelje të Kushtetutës dhe përdorim të projektbuxhetit për vitin 2026 si Sipas Shalës, dokumenti i propozuar nga ekzekutivi nuk ka legjitimitet ligjor e kushtetues, duke e cilësuar atë si “draft politik” të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Tashmë është publike në media dhe qarqe profesionale se ky projektbuxhet është jokushtetues dhe joligjor. Ai vjen nga një qeveri në shkuarje, pa legjitimitet dhe përfaqëson një përpjekje për të mashtruar qytetarët në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të reja nacionale,” ka deklaruar Shala. Deputeti i PDK-së theksoi se partia e tij nuk do të pranojë asnjë veprim që cenon rendin kushtetues dhe parimet e shtetit ligjor. Ky nuk është buxhet legjitim. Ne nuk do të shkelim Kushtetutën dhe ligjin për interesa politike. Partia Demokratike ka kontribuar që Kosova të ndërtojë një sistem demokratik dhe kushtetues, dhe ne do të mbetemi të palëkundur në këto parime,” përfundoi Shala.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
