leoni

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për të ngritur kallëzim penal ndaj gazetarit Lirim Mehmetja, i cili e kishte quajtur “kriminel”. Musliu i kujtoi Pecit se në të kaluarën edhe ai kishte përdorur gjuhë fyese ndaj saj, duke e quajtur “përfaqësuese të krimit”. “Faton Peci qenka hidhëruar me një gazetar që e ka quajtur ‘kriminel’. Ironia e fatit, apo thjesht karma në veprim?”, shkroi Musliu. Ajo shtoi se gjatë një raportimi të ministrit në Komisionin Parlamentar e kishte kapur “në flagrancë për shkelje dhe keqpërdorime”, pas së cilës Peci, në vend që të kërkonte falje, kishte zgjedhur ta sulmonte publikisht. “Tipike për ata që mendojnë se pushteti i mbron nga përgjegjësia”, tha deputetja e PDK-së, duke shtuar se ajo kishte dorëzuar padi në gjykatë lidhur me fyerjen publike të ministrit. “Koha do të tregojë se kush është vërtet përballë ligjit, e kush fshihet pas tij,” përfundoi Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj për dorëheqjen e Krasniqit: Shembull i vërtetë demokracie dhe përgjegjësie politike!

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka …