leoni

Artan Behrami akuzon Vetëvendosjen për fushatë dezinformuese rreth fletëvotimeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputetin Albin Kurti për përhapje dezinformuese në rrjete sociale, lidhur me një tabelë që po qarkullon kinse për gabime të kompanisë gjatë shtypjes së fletëvotimeve. Behrami e ka cilësuar këtë tabelë si të fabrikuar dhe pjesë të një fushate të koordinuar, që sipas tij, ka për qëllim të krijojë konfuzion në opinionin publik. Ai ka përdorur termin “Cyberxhemati i Albin Kurtit” për të përshkruar, siç thotë ai, rrjetin e propagandës digjitale të Vetëvendosjes. “Këto ditë u pa qysh funksionon Cyberxhemati i Albin Kurtit. Për të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili. Por kot e keni! Pa hetim të organeve të drejtësisë për manipulimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor”, ka deklaruar Behrami. Ai ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë me urgjencë pretendimet për manipulim të votave në Mitrovicë, duke theksuar se pa transparencë dhe hetime të plota, besimi qytetar në proceset zgjedhore do të mbetet i cenuar.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skender Musa: Kurti, mund të shoqërohet me policinë nëse refuzon thirrjet zyrtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ftuar tre herë nga Prokuroria Speciale e Republikës së …