leoni

Ali Ahmeti: Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkrahur fuqishëm proetestëne sotme e cila do të nis në ora 13.00 në Strasburg. Ai ka shkruar se me tërë qenien e tij është në përkrahje të saj dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen e po mbahen padrejtësisht në Hagë. “Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.  Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të Amerikës dhe BE dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare” ka shkruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra liridashës pritet të marrin pjesë në protestën përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg

Mijëra liridashës pritet të marruin sot pjesë përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës …