Edi Rama: Nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2026, në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Ai ka shtuar më tutje se lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. “Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro” ka theksuar kryeministri, Edi Rama. Mediet në Shqipëri njoftojnë se  kostoja totale e rritjes së pagave dhe indeksimit parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar dhjetë detonatorë me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në komunën e Leposaviçit

Njësi të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar dhjetë detonatorë me fitila në pjesën …