FSK fton qytetarët në Ditën e Hapur me rastin e Ditës së Forcës

Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në 14:00. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë vizitës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër kapacitetet ushtarake dhe pajisjet e FSDK-së, të ekspozuara për këtë ditë feste, duke u njohur me mënyrën se si kjo forcë e siguron mbrojtjen e vendit dhe shërben komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale synon njollosjen e UÇK-së dhe përçarjen e shoqërisë kosovare

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Gjykata …