PDK dhe Lista për Familjen formalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista për Familjen, e udhëhequr nga Eman Rrahmani, pritet që sot të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Marrëveshja do të zyrtarizohet në konferencën që PDK-ja ka paralajmëruar gjatë ditës. Me këtë marrëveshje, Lista për Familjen do të përfaqësohet me disa kandidatë për deputetë në listën zgjedhore të PDK-së, të cilën e udhëheq kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. Ky bashkëpunim pritet të forcojë pozicionin elektoral të PDK-së, duke integruar profile të reja nga Lista për Familjen në garën e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …