Time Kadrijaj

Time Kadrijaj: VV po jeton me ëndrra, ndërsa qytetarët me çmime të rritura dhe paga të ulëta

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Liza Gashi, e cila tha se “Kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot”. Sipas Kadrijajt, kjo deklaratë dëshmon shkëputjen e Qeverisë Kurti nga realiteti i qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje po jeton në një botë iluzionesh, të cilat po përpiqet t’ua paraqesë edhe qytetarëve si të vërteta. “Këta të VV-së janë duke jetu me ëndrra, e këto ëndrra po mundohen me i ‘shit’ edhe te populli”, u shpreh ajo. Kadrijaj theksoi se realiteti në terren është krejt tjetër: rritje e çmimeve të produkteve ushqimore, rritje e çmimit të energjisë elektrike dhe paga që nuk mjaftojnë për mbulimin e kostos së jetesës. Sipas saj, qytetarët sot përballen me kushte ekonomike më të vështira se kurrë, ndërsa Qeveria vazhdon të flasë për përmirësime të cilat, sipas saj, nuk ekzistojnë në përditshmërinë e familjeve kosovare. Kadrijaj shtoi se qeverisja duhet të jetë e bazuar në fakte dhe në nevojat e njerëzve, jo në deklarata që minimizojnë përditshmërinë e tyre të vështirë.

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …