Justina Shiroka-Pula

Gruaja Demokratike e PDK-së përshëndet shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan

Gruaja Demokratike e PDK-së përshëndet shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan si një vlerë kulmore që i bëhet një bije shqiptare, misionare e veprave të bamirësisë në shërbim të njerëzimit. Nëna Terezë ishte sinteza e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe me të drejtë u cilësua si nëna e shekullit, ka thënë kryetarja e Gruas Demokratike Justina Shiroka-Pula. “Akti i shenjtërimit por edhe koncerti i së shtunës nga artistët e mëdhenj shqiptarë në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan, na bënë të ndjehemi krenarë që i takojmë kombit nga doli humanistja botërore Nëna Terezë, ka thënë  Justina Shiroka-Pula.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomacia e Kosovës në vakum: vizita paralele, pa koordinim e pa lobim aktiv në SHBA

Zhvillimet e fundit diplomatike kanë nxjerrë në pah një tablo të paqartë dhe të fragmentuar …