Papa Françesku ka shenjtëruar Nënë Terezën

Papa Françesku ka shenjtëruar Nënë Terezën

Papa Françesku ka shenjtëruar në Vatikan Nënë Terezën, e respektuar për punën e saj me të varfrit në Indi. Disa  mijëra pelegrinë kanë mbushur Sheshin e Shën Pjetrit për të përcjellur meshën e kanonizimit. Në Indi, një meshë e posaçme është mbajtur në Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që ajo e themeloi në Kalkutë. Mbi 1.500 njerëz të pa strehë gjithandej Italisë, janë sjellë në Romë me autobusë dhe u janë ofruar ulëset e nderit në ceremoni – dhe pastaj ju është dhënë drekë nga 250 murgesha dhe priftërinj të Urdhrit të Motrave të Bamirësisë Qindra mijëra pelegrinë u mblodhën në Romë për të parë kanonizimin e Nënës Terezë, murgeshës që tërë jetën e saj ia përkushtoi ndihmës për të varfrit në Indi. Mesha e kanonizimit, u udhëhoq nga Papa Françesku, në mëngjesin e 4 shtatorit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Një numër i peshkopëve nga Shqipëria, dhe nga India kanë marrë pjesë, sikundër edhe liderë shtetërorë, njofton rrjeti televiziv CNN.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …