Fatmir Arifi: Dezinformimi mediatik dhe lufta hibride kundër kujtesës së Luftës së Përgjithshme Çlirimtare në Kosovë

Në një shoqëri që ka dalë nga lufta si viktimë e agresionit shtetëror të Serbisë, roli i mediave nuk do të duhej të ishte vetëm informues, por edhe sjellje morale.

Në Kosovë, ku lufta e përgjithshme nën drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është fakt i dokumentuar politik, juridik dhe ndërkombëtar, çdo përpjekje për relativizmin, kriminalizimin dhe stigmatizimin e saj nuk është debat i lirë, por akt me pasoja të rënda shoqërore.

Në këtë kontekst, veprimtaria e disa portaleve dhe platformave mediatike që po emetojnë emisione, po shpërndajnë dezinformime dhe po inskenojnë debate të rreme përbën një shqetësim serioz për diskursin publik dhe sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.

Nën petkun e fjalës së lirë dhe të pluralizmit të mendimeve, disa media kanë krijuar një model komunikimi ku faktet historike vendosen në të njëjtin nivel me opinionet e orientuara politikisht, duke krijuar iluzionin e një “debati të balancuar”, siç është rasti i portalit “Kojshia Show” dhe disa të tjerë.

Në kuadër të një sërë emisionesh, lufta çlirimtare nuk trajtohet më si akt rezistence kundër okupimit dhe represionit shtetëror serb, por si temë për relativizim, dyshim dhe barazim moral mes agresorit dhe viktimës.

Kjo qasje nuk është as neutrale dhe as e pafajshme. Ajo është metodë klasike e dezinformimit dhe e luftës hibride informative.

Veçanërisht problematike janë debatet e organizuara me të ftuar (spiunë të shërbimit sekret serb), të cilët në mënyrë të përsëritur artikulojnë narrativa që përkojnë plotësisht me diskursin zyrtar të Beogradit për përhapjen e lajmeve të rreme.

Individë që mohojnë karakterin e Luftës së Përgjithshme Çlirimtare të UÇK-së, nën petkun se gjoja ndihen të persekutuar si simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me qëllim të relativizimit të krimeve të dokumentuara të forcave shtetërore serbe, duke e paraqitur veten si viktima të UÇK-së, kanë për objektiv që këtë luftë çlirimtare ta paraqesin, me rekomandim, si konflikt ideologjik brenda shqiptarëve.

Megjithatë, veprimtaria mediatike për delegjitimimin e Luftës së Përgjithshme nën drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte dhe nuk është objektiv mediatik i rastësishëm.

Kjo është një strategji afatgjatë e një projekti më të gjerë politik, që ka për qëllim të prodhojë një narrativë historike me synim dobësimin e themeleve morale mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Sulmi ndaj Luftës së Përgjithshme Çlirimtare është sulm ndaj së drejtës historike për rezistencë, ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe ndaj vetë legjitimitetit të shtetësisë.

Nuk është rastësi që ky diskurs intensifikohet paralelisht me proceset gjyqësore selektive dhe me përpjekjet ndërkombëtare për ri formësimin e narrativës së luftës çlirimtare të Kosovës.

Pasojat e këtij dezinformimi janë të thella dhe afatgjata. Përveç asaj që u evidentua më sipër, ky narracion i konstruktuar ka edhe një qëllim thelbësor.

Shërbimi inteligjent serb synon që brezat e rinj në Kosovë të rriten në konfuzion historik dhe gradualisht viktimat të ri dënohen përmes harresës, ndërsa agresori të përfitojë rehabilitim narrativ.

Kjo strategji e shërbimit inteligjent serb ka për qëllim që kombi shqiptar të fragmentohet, uniteti të dëmtohet dhe e vërteta historike të shndërrohet në opinion të negociueshëm.

Në këtë kuptim, dezinformimi mediatik nuk është vetëm problem etik, por rrezik real për kohezionin shoqëror dhe sigurinë kombëtare shqiptare.

Kritika ndaj këtyre praktikave nuk duhet të lexohet si thirrje për censurë, por si thirrje për përgjegjësi. Liria e shprehjes nuk mund të shërbejë si mburojë për propagandën dhe përhapjen e dezinformatave nga shërbimet inteligjente, cilado qoftë origjina e tyre. Po ashtu, debati publik në nivele portalesh nuk duhet të kthehet në mjet të rishkrimit të historisë.

Mediat në Kosovë do të duhej të kenë detyrim profesional dhe qytetar që të bëjnë dallimin mes informimit dhe dezinformimit, mes kritikës legjitime dhe propagandës së kamufluar, mes mendimit racional dhe atij joracional.

Mbrojtja e së vërtetës historike nuk është akt nacionalizmi, por akt i domosdoshëm i dinjitetit kombëtar, shtetëror dhe shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …