Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka mirëpritur me respekt të thellë, zonjën Zia Lucia, një figurë që sjell me vete urtësi, traditë dhe shpirt arbëresh. U dakorduam ka shkruar Rama në facebook, për një ëndërr të përbashkët: krijimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë, një hapësirë ku historia nuk harrohet, por jeton.
Një shtëpi ku arti, kultura, vlerat shpirtërore dhe gastronomia arbëreshe do të bashkohen.
Kryeqyteti e ndjen për nder dhe përgjegjësi të jetë strehë e kësaj trashëgimie fisnike. Arbëreshët nuk janë thjesht kujtesë e së shkuarës, por frymëzim për të ardhmen, shembull i rrallë i dashurisë për gjuhën, rrënjët dhe dinjitetin.
Kjo shtëpi do të jetë urë mes brezave, mes historisë dhe sotmes, mes shpirtit arbëresh dhe Kryeqyteti Prishtina që i mirëpret me krenari.
Me respekt, mirënjohje dhe dashuri Prishtina është shtëpia juaj, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.