Saime Isufi: MALL

Si n ‘vetmi u ndjeva  sot

Por shpejt në mendje më erdhe  ti

Dhe t ‘erdha pranë me tufë lulesh

U ndjeva e mbushur përsëri.

 

Ti qëndroje me shikim tutje

Unë të shikoja drejt në sy

Po të  flisja si dikur

Por ti shikimin në largësi,

Bash si dikur,  në rini.

 

Halle të mëdha  mbaje mbi supe,

Kush të njohu mirë e di,

Si nuk dite të plakesh kurrë,

Dhe sot dukesh ashtu i ri.

 

Të thashë fjalë,

Të shpreha mall

Ishim vetëm ne të dy.

Ani se s’fole nuk  the gjë.

 

Pranë të ndjeva përsëri.

Nuk u ndjeva më e vetme

Pranë e pranë ishim të dy

Ti në bronz, unë pranë e ngrirë

 

Ti vështrim tutje, unë drejt në sy…

Në shesh kafenë po e pi

Por mendja më rri vetëm tek ti!

 

Prishtinë, 17 janar 2025

Kontrolloni gjithashtu

Bedri TAHIRI: Një emër-shumë histori

Një toponim i lashtë, që na shpije në thellësi të historisë. Një fije dëshmie që …