Hysni Gucati: Presidenti dhe ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po shkon drejt përfundimit. Të hënën, më 19 janar, janë dorëzuar dosjet përfundimtare, ndërsa fjala përfundimtare pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt. Pas kësaj, gjyqtarët kanë afat tre muaj për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje deri në dy muaj të tjerë. Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se beson se gjyqi do të ketë një përfundim të favorshëm për të akuzuarit. “Këtij gjyqi maratonik i erdhi fundi, dhe unë besoj që fundi do të jetë shumë i mirë, sepse Gjykata Speciale ka punuar me prova të fabrikuara nga Serbia dhe disa shqipfolës që mendojnë se mund të dëmtojnë UÇK-në dhe Kosovën,” tha Gucati. Ai shtoi se është i bindur që “presidenti dhe të tjerët do të dalin fitimtarë”, duke shprehur besimin e tij në drejtësi dhe pasojat e procesit për figurat kryesore të ish-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …