Rinumërimi nxjerr humbësit dhe fituesit: Kurti, Hamza e Abdixhiku me minus, Haradinaj me plus vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, proces që tashmë ka përfshirë mbi 77 për qind të vendvotimeve në gjithë vendin. Deri më tani janë rinumëruar 1 mijë e 973 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime, duke prodhuar ndryshime konkrete në rezultatet për shumë kandidatë për deputetë, përfshirë edhe liderët e partive politike. Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka pësuar rënie prej 413 votash në krahasim me rezultatin fillestar. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka minus 104 vota, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka humbur 167 vota. Në anën tjetër, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, del momentalisht me bilanc pozitiv, me 28 vota më shumë pas rinumërimit. Këto shifra po ushqejnë debatet për saktësinë e procesit fillestar të numërimit dhe po rrisin presionin mbi KQZ-në për transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Ndryshimet, ndonëse në dukje numerikisht të vogla, kanë peshë politike dhe simbolike, sidomos kur prekin drejtpërdrejt liderët partiakë.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …