Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, në legjislaturën e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, Limaj tha se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi presidenten. “Presidentja jonë ka kriju pasiguri juridike dhe si rast duhet me marrë përgjegjësi”, deklaroi Limaj. Sipas tij, Osmani ka shkelur Kushtetutën duke pranuar konstituimin jokushtetues të Kuvendit dhe duke dhënë mandat një personi që, siç u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese, nuk ishte zgjedhur në përputhje me rregullat kushtetuese. “Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e Kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur”, theksoi Limaj. Ai përsëriti se, sipas tij, marrja e përgjegjësisë politike në këtë rast nënkupton dorëheqjen e presidentes Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: LDK në fazë konsolidimi dhe ringritjeje, nevojiten unitet dhe disiplinë organizative

Pas mbledhjes së kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, Visar Azemi …