Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje e gjerë politike për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Sipas tij, rreth datës 20 shkurt pritet të mblidhet Kuvendi, ndërsa afatet kushtetuese janë shumë të shkurtra për të përmbyllur disa procese kyçe njëkohësisht. Ramadani thekson se brenda dy javësh duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria, të miratohet Buxheti 2026 dhe të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit. Ai nënvizon se Presidenti duhet të zgjidhet me dy të tretat e votave dhe jo më vonë se orët e fundit të 4 marsit. Pa një marrëveshje të madhe politike mes partive, Ramadani shpreh dyshimin se këto procese mund të dështojnë, duke e çuar vendin drejt një cikli të ri zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …