Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, nuk po shihet një vullnet i mjaftueshëm politik për formimin e qeverisë së re. Canaj u shpreh se mungesa e interesimit për ndërtimin e institucioneve nuk lidhet vetëm me partitë opozitare, por edhe me subjektin fitues të zgjedhjeve. “Madje as partia fituese… nuk e përjashtoj mundësinë që ne të shkojmë në zgjedhje edhe njëherë”, tha ai. Sipas Canajt, nëse do të ekzistonte një interes real për krijimin e qeverisë dhe funksionalizimin e institucioneve, dinamika politike do të ishte dukshëm më aktive dhe më konstruktive. “Po të kishte një interesim për ndërtimin e qeverisë, për ndërtimin e institucioneve, mendoj që edhe elani për të arritur deri aty do të ishte krejt tjetër dhe krejt ndryshe”, theksoi ai. Canaj paralajmëroi gjithashtu se hezitimi i klasës politike për t’u përballur me temat dhe sfidat që e presin vendin mund të prodhojë pasoja serioze, madje edhe tendenca për dobësimin e vetë sistemit politik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …