Tema të tjera...
Në deklaratat përmbyllëse në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka vazhduar me një qëndrim të fortë dhe të argumentuar në mbrojtje, duke i hedhur poshtë si të paqëndrueshme pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me strukturën komanduese të UÇK-së dhe të ashtuquajturën “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”; ai theksoi se Prokuroria nga njëra anë pretendon se UÇK ka pasur një sistem plotësisht funksional komandimi nga Shtabi i Përgjithshëm deri në zonat operative, me aftësi komunikimi, urdhra detyruese dhe mekanizma disiplinorë, por nga ana tjetër pranon se komunikimi i pretenduar i politikave dhe qëndrimeve është bërë përmes deklaratave publike dhe komunikatave në media, çka sipas mbrojtjes rrëzon idenë e një zinxhiri real komandues dhe kontrolli efektiv; Mishetiq nënvizoi se Prokuroria nuk jep shpjegim pse nuk ekzistojnë urdhra konkretë që të targetonin kundërshtarët e supozuar dhe se nuk ka prova të besueshme që zonat operative i kanë trajtuar komunikatat publike si urdhra për kryerje veprash kriminale, duke e cilësuar gjithë ndërtimin e akuzës si jokonsistent dhe të pambështetur në fakte të verifikueshme, ndërsa mbrojtja shprehet e bindur se këto kundërthënie thelbësore forcojnë pozitën e Thaçit dhe dobësojnë ndjeshëm bazën e akuzës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
