Reagim në shkrimin e Vehbi Kajtazit me titull: Kjo është lista e një shërbimi spiunazhi ilegal që vepronte në Kosovë në vitin 2012…. të botuar në faqen e fecebokut të Vehbi Kajtazit.
Lista e publikuar me emrat e OJQ-së, së Maksim Ferrajt këto dy ditët e fundit nga Vehbi Kajtazi, mori përmasa të mëdha virale, për shkak të përplasjeve të grupeve të caktuara mes veti, më konkretisht të Vehbi Kajtazit më Vudi Xhymshitin, emri i të cilit është pjesë e kësaj liste. Padyshim që ky proces u komplikuar për shkak të ndërhyrjes së padrejtë të Vehbi Kajtazit i cili i dha një konotacion jo të duhur të gjithë këtij procesi duke e përdorur listën e OJQ-së së Maksim Ferrajt ku ishte edhe emri i Vudi Xhymshitit si argument për ta goditur atë. Këtë listë që nuk dihet kush e ka përpiluar dhe si është kompletuar me këta emra, një pjesë e madhe prej të cilëve janë emra të mëdhenj të historisë së re të Kosovës. Në këtë listë ka emra të pjesëtarëve të UÇKL-së që ishin luftëtar të shquar të UÇK-së, që ishin udhëheqës dhe themelues të kësaj ushtrie, të burgosur politik që tërë jetën e kaluan vertikalisht në relacion më vendin. Po ashtu në këtë listë ka familjar që i ka dy dëshmorë të vrarë në luftë kundër Serbisë por edhe vetë personi i përfshirë në këtë listë nga kjo familje ka qenë pjesëtar i UCK-së. Po ashtu lista ka të përfshirë edhe epror të luftës në Koshare, por edhe pjesëtar të tri luftërave që u zhvilluan për çlirim të Kosovës, Preshevës dhe Maqedonisë.
Në këtë listë është edhe emri i Fetnete Ramosajt e cila tërë jetën ja kushtoj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, mbanë titullin e heroinës, për të cilën edhe po të duan armiqtë e Kosovës por edhe shërbimet e gjithë botës nuk munden ta gjejnë një njollë te vetme tek ajo. Emri i saj dhe të dhënat e saj janë aty pa dijen e Fetnetit sikurse edhe emri i Halit Mehmetajt i cili jeton dhe punon në SHBA. Këtu është bërë një keqpërdorim i të dhënave personale sepse pjesa dërmuese nuk e njohin personin (Maksim Ferrajn), nuk kanë pasur kontakt më të asnjëherë dhe në asnjë kohë. Unë personalisht kur ka dalë kjo listë në vitin 2012 kam reaguar dhe kamë kërkuar që me këtë rast të merret hetuesia, gjykatat dhe prokuroria e shtetit si dhe shërbimi i AKI-së më që OJQ e Maksim Ferrës e mbante akronimin e këtij shërbimi. Është e turpshme që emrat në këtë listë të kanalizohen në këtë nivel dhe të interpretohen duke u dhënë një konotacion çfarë i ka dhënë Vehbi Kajtazi duke i ngjyrosur me lloj lloj ngjyrash. Në listën e mashtruesit dhe spiunit të shumëfishtë Maksim Ferra, figurojnë dy emra të veçantë që duhet specifikuar për një gjë, ai i Naim Miftarit që mbanë numrin 12 dhe i Vudi Xhymshitit që mbanë numrin 10, të cilët punuan në mënyrë të organizuar kundër krerëve të UÇK-së, kundër luftës së UÇK-së dhe strukturës së saj organizative.
Në këtë luftë të ashpër, por u përdorën pamëshirshëm të gjitha mekanizmat për ta goditur këtë shtresë të njerëzve që ja sollën lirinë Kosovës, janë të implikuar edhe mjaft grupe të organizuara siç është rasti i Vehbi Kajtazit, nomenklaturës së tij dhe kastës politike të cilët i qëndrojnë prapa. Pa dyshim Vehbi Kajtazi qëndron në listën e 10 njerëzve që e goditën UÇK-në, më së shumti. Në këtë lojë të ndyrë të shërbimeve armike që kanë për mision shkatërrimin e njerëzve të UÇK-së, dënimin e tyre dhe njollosjen e gjithsecilit që është pjesë e UÇK-së, janë të implikuar dy Akademitë e Serbisë, ajo ushtarake dhe e Shkencave, Kisha Ortodokse, shërbimi ushtarak dhe Drejtoria e 6-të e këtij shërbimi që vepron në disa vende të ish-Jugosllavisë dhe ka për detyrë ti likuidon kundërshtarët politik. Padyshim kjo Drejtori ka për detyrë edhe ti mbrojë dhe tu ofron siguri njerëzve që kanë misione e detyra specifike në Kosovë. Për shkak të qëndrimit tim publik, për shkak që nuk kam bërë kurrë kompromis me këto shtresa dhe për shkak të denoncimit publik që e kam bërë ndaj bashkëpunëtorëve dhe strukturës së njerëzve të ish-shërbimit, jam njeriu më i goditur prej këtyre shtresave dhe prej vet Vehbi Kajtazit dhe njerëzve rreth tij që posedojnë financa të mëdha, mekanizëm të organizuar dhe kanë në dispozicion mediat kryesore, portalet, televizionet, dhe mekanizmin e shërbimeve që i sigurojnë çdo gjë që u nevojitet kësaj kaste që po e rrezikon funksionimin e shtetit të Kosovës, duke e goditur njëkohësisht për hatër të Serbisë edhe imazhin e Kosovës. Tash më është bërë e ditur publike se Serbia ka organizuar të gjitha mekanizmat e tij që ka në Kosovë dhe rreth Kosovës për ta rikthyer ndikimin e vet në Kosovë. Edhe për kundër angazhimit tuaj dhe të armatës së pestë, e cila gjatë vitit 1998-1999 përbëhej nga Policia Lokale dhe një numër kolaboracionistësh, fitorja ishte e UÇK-së, sepse lufta jonë ishte çlirimtare e drejtë dhe e pastër si loti. Vehbi Kajtazi, e ke një sugjerim publik nga Faton Mehmeataj, mos u bë mashë e atyre që po të ndërsejnë kundër UÇK-së, mos bjerë në lajthitje të tyre sepse me njerëz të UÇK-së, ke me ndejtë me veprua e me punua tërë jetën, Serbia nuk vjen më në Kosovë, përderisa të jetë vetëm një pjesëtar i UÇK-së. Ke bërë shumë kundër UÇK-së, kundër SHIK-ut, e kundër eprorëve të UÇK-së, ke bërë deklaratat më denigruese kundër Hashim Thaçit e luftëtarëve tjerë që janë në Hagë, me gjithë ato që i ke bërë kundër tyre Hashim Thaçi, Kadri Veseli e tjerët do të vijnë në Kosovë së shpejti. Është bërë i ditur dhe kuptueshëm edhe qëllimi yt në këtë shkrim dhe çka ke dashtë me arritë më këtë listë, me e lënë një derë hapur tek struktura e UÇK-së, ke provuar më e bërë një amnisti ndaj vetë vetës sepse je mëkatar i madh ndaj strukturës së UÇK-së, duke e akuzuar për spiunazh e marifete tjera Vudi Xhymshitin, më të cilin ke përplasje personale kush e di përse, por edhe kjo merret vesh së shpejti.
Lista e OJQ-së së Maksim Ferraj të cilën e ke publikuar në faqen tënde të fecebookut tënd është gjysmake, më ndërhyrje, e ke dekompozuar dhe degraduar për të ngjallur huti e konfuzitet. Lojërat e tilla e dimë që i ke detyra të shtëpisë dhe je i obliguar ti kryesh. Sidoqoftë dëmet janë bërë të mëdha nga ana jote dhe e njerëzve të projektit tënd kundër UÇK-së, procesit të Gjykatës Speciale ku janë duke u gjykuar krerët e UÇK-së, dhe të shtetit të Kosovës, por janë bërë edhe në disa gjyqe tjera kundër UÇK-së, të organizuara në Kosovë. Rruga që e ke zgjedhur për tu amnistuar për mëkate ndaj UÇK-së nuk është zgjedhja e duhur, më e mira do të ishte kërkim falja publike dhe po ashtu me i treguar opinionit publik kush qëndron pas teje. Unë si person i apostrofuar dhe me “pozita” në këtë listë i njoh Fetnetin, Halitin dhe Rino Gjonaj, më këtë të fundit nuk kam ndonjë relatë. Është përfolur që njerëzit në këtë listë janë hetuar dhe janë marrë në polici. Kurrë në jetën time nuk më ka pyetur askush në asnjë rast. Njerëzit që i kamë njohtë tash pas publikimit të dytë që figurojnë në këtë listë të publikuar nga Vehbi Kajtazi më të cilët edhe jam takuar po ashtu deklarojnë se nuk e njohin dhe nuk janë takuar më të (Maksim Ferren) ndonjë herë.
Sidoqoftë këto pretendime do të zbardhen në gjyq, në prokurori, gjykata dhe hetuesi përmes një padie që jemi duke e përgatitur ndaj Vehbi Kajtazit e pse jo edhe ndaj Maksim Ferraj për keqpërdorim të dhënave dhe për vepra tjera që ndërlidhen me këtë temë. Nuk është Vehbia vetëm, është vargu i gjatë që punojnë e veprojnë me e pas situatën në Kosovë nën kontroll, për me ia ruajtur Serbisë paqen në Kosovë! Por kjo është e kot sepse Kosova i ka institucionet e veta, ka institucionet ndërkombëtare të cilat bëjnë monitorime dhe KFOR-in më ndikim në struktura të sigurisë. Nuk mundesh me e arsyetuar punën tënde të pistë që e kë bërë kundër UÇK-së, qe 20 vite, Vehbi Kajtazi. Ka ndodhë me muaj të tërë përditë ke shkruar shkrime kundër UÇK-së, kë bërë akuza ndaj tyre për vrasje, terrorizëm, zhvatje, krim të organizuar e çka jo tjetër. Secili qytetar i këtij vendi e dinë se kjo listë u publikua në këtë kohë qëllimisht nga Vehbi Kajtazi, për ta tërhequr dhe ç ‘përqendruar vëmendjen nga Gjykata Speciale e cila duhet ta nxjerrë vendimin përfundimtar ndaj krerëve të UÇK-së, duke e lakuar emrin e Vudi Xhymshitit i cili e kishte bërë një akuzë publike ndaj çlirimtarëve që shkonte në favor të gjykatës dhe prokurorisë së Hagës. Nuk janë më të lehta, as akuzat e Vehbi Kajtazit ndaj këtyre burrave të mëdhenj të UÇK-së, që i bëri dekada më radhë, deri sa ja arriti qëllimit për ti quar deri aty. Natyrisht se një pjesë e dëshmitarëve të Hagës që dëshmuan në Hagë kundër krerëve të UÇK-së u përgatiten në Serbi por edhe prej kësaj shtrese, të gjitha detalet për këto procese janë të hapura dhe të ditura publikisht. Vehbi Kajtazi i ka shërbyer verbërisht një klani që ka punuar sistematikisht kundër UÇK-së. Kjo shtresë e njerëzve me vlera të jashtëzakonshme u bënë të dyshimtë në opinion, në familje dhe në shoqëri nga Vehbiu e shumë Vehbia tjerë si ky. Njerëzit e publikuar në listën gjysmake, të publikuar nga Vehbi Kajtazi nuk janë ata që krekosen për gjëra të tilla, këtë e din edhe Vehbia, por janë ata që e ndërtuan gjykatën e Hagës me dëshmitë e tyre, që i ndërtuan dhjetëra gjyqe në Kosovë me dëshmi të rreme, janë ata që morën azil politik dhe bënë fëlliqësira për ta arsyetuar veten, janë ata që i shërbyen Serbisë më sjelljet e tyre, që e dëmtuan Kosovën dhe imazhin e saj për llogari të Serbisë, që organizuan dhjetëra e dhjetëra vrasje politike për ta akuzuar UÇK-në, dhe për çudi asnjëra prej këtyre vrasjeve nuk u zbulua. Janë ata që përçanë popullin e Kosovës për hesape të Serbisë, janë njerëzit që paguhen nga Serbia, që kanë dokumentacione e shtetësi të Serbisë, që koketojnë përditë më struktura të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën. Është lista e gjatë e këtyre veprimtarive që e dëmtojnë Kosovën dhe punojnë për interesa të Serbisë. Sa për ilustrim, Vehbi Kajtazi na ke akuzuar publikisht që kemi vra njerëz me sëpata, e akuza tjera të rënda të kësaj natyre. Ti e ke ditë që nuk janë të vërteta ato që i ke pohuar, por e ke deklaruar publikisht për të ngritur dyshime për gjykata. Edhe për listën-OJQ-në e Maksim Ferres, e dinë mirë që nuk ka pas aktivitet, dhe i gjithë aktiviteti i tij ishte më i shitë e stërshitë kartelat e OJQ-së, me emër të madh, por që ishte krejt iluzive dhe fiktive. Aktivitetet e spiunazhit nuk përfshihen në një fletë gjysmake, pa origjinë, e pa kurrfarë verifikimi, për implikime të tilla kërkohen dëshmi të dimensioneve tjera, dëshmi të hulumtuara dhe të vërtetuara nga organet kompetente të shtetit, individi nuk e ka, as atë të drejt, as mundësinë, sepse veprimtaria e spiunazhit është shumë komplekse dhe vetëm organet e ndjekjes dhe ato të shërbimeve inteligjente munden me e përcjellë dhe më i bërë këto konstatime. Veprimi që e ka bërë Vehbi Kajtazi në këtë rast është një linçim dhe akuzë publike sikur akuzat që ua ka bërë krerëve të UÇK-së.
Nga viti 2000 deri në vitin 2025 janë publikuar vetëm dy dosje të rrjetit të spiunazhit në media, njëra në gazetën “Infopres” dhe tjetra në gazetën “Epoka e Re”. Publikimi i tillë ka ardhur pas një konsulte që është bërë në mes të gjithë ekspertëve të sigurisë për kohën, por që ishte edhe brenda afatit optimal të de klasifikimit. Vehbi Kajtazi mos gënje njerëzit që ke zbuluar ndonjë strukturë a rrjet të implikuar të spiunazhit sepse edhe po ta kishte ndonjë dosje të kësaj natyre, mundësitë për ta plasuar i ke shumë të vogla sepse nuk ke hall për to. Ti je një shpifarak që leh aty ku të tjerët të ndërsejnë, aty ku të thonë goditi publikisht UÇK-në, shantazho atë që mundësh, nxija biografinë filanit e fistekit se është komandat i madh. Akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së qe 20 vite, njollosjet, linçimet, burgosjet, etiketimet dhe shkatërrimi i disa prej tyre, nuk shlyhen për një ditë, ato do të jetojnë gjatë dhe do të qëndrojnë në shpirtin tënd pa të lënë të qetë tërë jetën. Vehbi Kajtazi dhe grupi i tij janë të përfshirë në të gjitha projektet kundër UÇK-së. Mësuesi yt dhe bashkëpunëtori më besnik që e pate në kohën kur i pate arritjet më të mëdha të shkatërrimit të strukturës së UÇK-së, Fadil Syleviqi tash i ndjerë bëri tmerre mbi strukturën e UÇK-së, dhe ti nuk je asgjë më shumë se pasues i tij dhe shkollës së tij. Ky është vetëm fillimi, vazhdojmë tutje ….
Deçan -11.2.2026
P.S
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, së cilës gazetari në fjalë i referohet si burim informacioni duhet të reagojë publikisht për të larguar këtë publikim të dëmshëm dhe të qëllimshëm, duke sqaruar konkretisht se për çka bëhet fjalë në këto lista, kush janë këta emra dhe çfarë përfaqësojnë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
