Edi Rama vizitë zyrtare në Kosovë


Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 shkurt 2026, në Kosova do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar, policia do të angazhohet për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend. Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës nga pika kufitare Aeroporti dhe përgjatë itinerarit sipas agjendës zyrtare, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, me riorientim të automjeteve në rrugë alternative. Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke apeluar për bashkëpunim gjatë realizimit të vizitës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike kanë marr pjesë edhe sportistë tonë të lojërave dimërore

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike kanë marr pjesë edhe sportistë tonë të lojërave …