Shqipe Selimi nga Haga: Besoj fuqishëm në pafajësinë e Rexhës dhe të shokëve të tij

Deputetja Shqipe Selimi po qëndron në Hagë për të mbështetur bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor për krime lufte. Ajo uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe e ka përshkruar gjykimin si një “maratonë të gjatë”. Selimi ka deklaruar se dy vitet e fundit kanë kaluar pa një aktakuzë konkrete dhe se tani është momenti që të katërtit të shprehin fjalën përfundimtare, edhe pse sipas saj nuk mund ta thonë plotësisht atë që mendojnë për gjykatën, për shkak të rrezikut të penalizimit. Ajo kritikoi prokurorinë, duke thënë se nuk ka treguar prova konkrete që janë në favor të të akuzuarve, përkundrazi – sipas saj, po paragjykohet e drejta për liri. Deputetja gjithashtu shprehu shpresën që gjyqtarët të mos ndikohen nga deklaratat e prokurorëve, të cilët, sipas saj, kanë shpifur bazuar në dosjet e ardhura nga Serbia. “Rexha mbahet i fortë. Nuk dorëzohet as nuk ankohet. Unë besoj shumë në pafajësinë e tij dhe të shokëve të tij, dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehen në Kosovë,” përfundoi ajo, duke dërguar një mesazh fuqishëm mbështetës për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …