leoni

Kryengritësit talibanë

Kryengritësit talibanë pas një ofensive të furishme kanë hyrë në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se militantët talibanë kanë hyrë në kryeqytetin Kabul, në provincën jugore të Uruzganit. Ata  kanë arritur disa metra afër zyrës së guverantorit dhe stacionit policor, përderisa luftime po zhvillohen edhe në qytetin, Tarin Kout, tha shefi i policisë provinciale, z. Samim. Zëdhënësi i provincës, Mohammad Najab tha se të gjitha pikat e kontrollit përreth qytetit janë marrë nën kontroll ose janë shkatërruar. Zyrtarët më të lartë të kësaj province janë tërhequr në aeroportin të qytetit, ku gjendet edhe baza e ushtrisë afgane. Ofensiva në provincën Uruzgan erdhi në kohën kur forcat e sigurisë afgane janë duke marrë pjesë në një mision ushtarak të udhëhequr nga SHBA, dhe që është e përqendruar në përballjen me sulmet e talibanëve në provincën Helmand dhe në qytetin e Kunduzit.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …