Ylli Mece

Ylli Mece: NUK NA DUHET ” BORDI I PAQES”…KUR NA POSHTËROJNË LUFTËN TONË ÇLIRIMTARE

Një nga paradokset më të mëdha dhe çuditë deri në kufitë e marrëzisë politiko- juridike, është dhe vendimi i Gjykatës së Hagës, për të dënuar një sërë udheheqësish, madje udhëheqsit kryesorë të UÇK-së, me akt akuzen idjoteske për “ krime kundër njerzimit”. Dihet si koncept, se lufta është një konfrontim shumë i ashpër dhe i dhunshëm forcash ushtarake, për arritjen e qëllimeve të caktuara, me përdorimin e armëve, deri në realizimin e objektivit final. Lufta, si koncept përmbledh përfshirjen në konflikt të armatosurtë ushtrive ose aleatë ushtrish, të cilat në betejat e zhvilluara karakterizohen nga humbje të  forcave njerzore ( ato ushtarake) por dhe mjeteve teknike dhe armatimit. Luftrat nuk janë dëshirë individësh dhe as marrëzi udhëheqsisht të veçantë. Ato janë përplasjesh interesash vendesh shtetesh apo koalicion shtetesh, për çështje, politiko- ekonomike të cilat karakterizohen për rrëmbime territoresh, ose kur kanë qenë të rrëmbyera, kerkojnë t’i ruajnë ato..ose për çlirimin e tyre sikurse vepruan shqiptaret e Dardanisë së pushtuar nga ish Jugosllavia e krajleve të dikurshëm dhe me vonë nga Titoja e Milosheviçi. Asnjë popull nuk mund të mbahet i pushtuar përjetësisht, sepse nga gjiri i tij dalin elementë atdhetarë të vërtetë që ngrihen në nivelin e kohës dhe të qytetërimit patriotik të cilët jo vetë se janë të ndërgjegjshem, por bëjnë të tillë dhe popullin duke rritur ndërgjegjien kombëtare, madje për të kuptuar këtë parim dhe vet konventat nderkombetare të se drejtës së popujve për vetevendosje e kanë saktësuar të drejtën e popujve për tu shkëputur me deshiren e tyre apo dhe për tu bashkuar e vllazeruar me popuj të tjerë. Historikisht Dardania, apo Kosova sikurse e ka quajtur Serbia, ka qenë e ngelet tokë shqiptare, pra nje pjesë e shkëputur dhe e rrëmbyer me forcë Kombit tonë nga ana e Serbisë.Po pse e kombit tonë mos vallë shqiptaret janë nacionaliste të ngushtë e separatistë të indoktrinuar?! Absolutisht që jo ! Jo sepse Dardania ka vulën e Arbërisë shqiptare ka qenë, eshte e do të ngelet në shekuj pjesë e ketij kombi, sepse ajo që i bën të dallueshëm nga te tjeret qëndron te fakti se i bashkon gjuha e përbashket, territori në vazhdimësi jeta shpirtërore doket zakonet kenget vajet, pra EVRPOA DHUHET TA KUPTOJË SE ME AKTET E SAJ NUK CËNON VETËM  ( DARDANINË ) KOSOVËN… POR DHE SHQIPËRINË. Evropa dhe gjithë superfuqitë e botës janë kundër luftrave nacional-çlirimtare, janë kunder lirisë, pavarsisë dhe vetvendosjes së popujve . Aktualisht jemi dëshmitarë se ata që sot qëndrojnë mbrapa Hages madje dhe mbas Rambujes,ë janë pikërisht ata që na konsideronin “terroristë, irredentistë separatistë”dhe kurrë as dhe sot asnjeherë ata nuk e konsideruan UÇK-në si një forcë  çlirimtare, sepse ata janë kundër luftrave çlirimtare të popujve. Por gafa më e madhe e zuskës plakë dhe disa te shiturve shqiptarë që shpifin kundër shqiptarve, qëndron te fakti se vendosin në të njëjtën balancë agresorin me viktimën, pushtuesin..me liridashesin kryengrites. Pse ? Sepse Evropa, nuk nuk do kryengritje ajo nuk e do lirinë por skllavërinë e popujve dhe për tu dukur “luajale” dhe e “pa-anëshme” sikurse dhe për ta patur mirë me Serbinë ( indirekt me Rusinë) vendos përballë Milosheviçit- Thaçin. Dhe bota pyet: Kush është agresori në një rast të tillë ? Përse Haga psh nuk merr në bankën e te akuzuarve Netaniahun i cili ka vrarë mbi 19  mijë fëmije dhe mbi 70 mije palestinezë?  A e di kjo Hagë e fëlliqur dhe këta prokurorë e gjykatësa po aq të fëlliqur, se çfarë krimesh kanë bërë hordhitë Serbe, se sa gra e vajza kanë përdhunuar se sa nënave u kanë hapur barkun me bajoneta, se sa femijë të pafajshëm kanë vrarë, se sa e sa te rrembyer që as sot nuk u dihet as fati e as varri i tyre?! Ju qorrat dhe ju idjotër të Hagës i kini parë sekuencat filmike te barbarisë serbe ?! Fundja pse nuk merrni të pandehur Trampin i cili si bandit shkon e rrëmben brenda një vendi të lirë e sovran sikurse është Venezuela, presidentin dhe bashkeshorten e tij ? Të atakosh direkt udhëheqësit më të lartë të UÇK-së, do të thotë direkt se kryengritja e shqiptarve dardanë, na qenkish e gabuar, do të thotë indirekt pse jo dhe direkt, se Kosova i takon Serbisë dhe se UÇK-ja na paska patur në krye të udhëheqjes së saj elementë kriminelë vrastarë të pa shpirt dhe si e tillë  rrjedhimisht sipas idjotësive tuaja vet lufta jonë është e inkriminuar. Po a ka akt më të shëmtuar me atë që bëri Tramp duke rrëmbyer Presidentin e Venezuelës si bandit ? Pse nuk thërret Trampin kjo Haga, por merret me çlirimtarët të cilët janë për tu nderuar nga gjithe forcat përparimtare ? Ju gjyqtarë të Hagë, sjini ju ata që duhet të përgjigjeni dhe të vendoseni në bankën e te akuzuarve si vrastarë të lirësë së popujve, si zjarrfikës së luftrave çlirimtare të popujve. Por është një faj i madh i vetë strukturave të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës, të cilët duhet te ngrihen në nivelin atdhetar, në atë nivel që e kërkon dinjiteti i Kombit nga ku të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen e te protestojnë kundër veprimeve antishqiptare të Hagës, sepse ata katër luftëtarë të mirë apo të këqinj, janë shqiptarë që dolën për liri e pavarsi. Ata dhe mund të na vriteshin e të binin dëshmorë dhe do ti nderonim me dinjietin e heronjve teksa ti Hagë e fëlliqur kerkon të na turpërosh e poshtërosht komandantët tanë të luftës duke i akuzuar për vrsje, dhunë apo dhe akte të tjera kundër pakicave etnike apo dhe kundërshtareve politikë. Nëse në pakicat etnike qofshin ata romë, serbë ,malazes, pse jo dhe shqiptarë që viheshin në shërbim të armikut, deomos kundër tyre vepron ligji i luftes, teksa për kundërshtarët politikë brenda per brenda vet Dardanisë, kjo eshte  nje e drejtë e popullit shqiptar të Kosoves dhe jo e Hagës, sepse ka të bëjë me koncepte e parime thelbësore të dorës se parë ose nënvleftësim të tyre në kërkim te rrugëve formave api dhe metodave të tjera drejt fitores. Kjo do të thotë se nëse një forcë politike e kërkon zgjidhjen e çështjes nacionale me forcën e armëve …dhe tjetra me dialog me mirëkuptim dhe pa armë, pra një përplasje idesh e parimesh, kjo nuk do te thotë se kemi patur dhe perplasje me armë brenda per brenda këtyre forcave politike apo dhe kundërshtare. Po a mund te kete patur elemente apo ngjarje sporadike të tilla ?! Edhe mundet, sepse kohe lufte ishte. Në kohë lufte është e veshtirë të përmbahesh kur si rezultat i tradhetise b/ punimit apo spiunimit, të të vrasin shoket e luftës apo rrezikohesh në rrethim të humbasesh forcat ushtarake dhe bashkeluftëtarët. Në kësi rastesh veprojnë ligjet e luftës per tradhetaret dhe spiunet  Çfarë kërkonte Haga tu mbushnim mendjen informatorëve në shërbim te armikut se nuk duhen spiunuar shoket  dhe veprimataria e tyre dhe të mjaftoheshim me nje kritikë si ne një mbledhje ?!Në çdo lloj lufte spiunët dezertoret dhe tzradhetarët ndëshkohen ashpër me ligje lufte. Jo  Hagë jo ! Lufta ka ligje të veçanta dhe ligjet e luftës janë thuajse të njëjta në çdo kohë..madje gati të njëjta për çdo vend.
Me këtë rast t gjitha strukturat e ndryshme të shtetit shoqatat njerzit e ndershëm rinia studentore e shkollore duhet te organizohen dhe ngrihen ne nivelin që e kerkon atdheu ne perkrahije te komandanteve tane te UÇK-se. Ajo  eshte lufte e jona sepse Kosova eshte e jona dhe nuk na duhet pjesëmarrja ne “Bordin e Paqes” kur na poshterojnë luftën tonë çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku: Liria që lind nga dhimbja: Gruaja si urë mes jetës dhe luftës

Liria që lind nga dhimbja: Gruaja si urë mes jetës dhe luftës Të nderuara zonja …