Asociacioni i Komunave të Kosovës do të nis implementimin e projektit të përkrahur nga Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë -Misioni në Kosovë (OSBE) mbi “Trajnimin e Anëtarëve të zgjedhur të Kuvendeve Komunale” duke filluar nga data 23 mars 2026 (për më tepër detaje të bashkangjitur e gjeni orarin e trajnimeve).
Asociacioni i Komunave të Kosovës tashmë e ka bërë traditë mbajten e këtyre trajnimeve për anëtarë e zgjedhur të Kuvendeve Komunale.
Seminaret-Takimet do të organizohen në 6 fushat- temat e paraqitura në tabelat në foto:

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
