Refik Hasani

Mr.Sc.Refik Hasani: REFERENDUMI (1 e 2 mars 1992)

Referendumi i 1 e 2 mars 1992, përfaqëson një moment historik, ishte dhe mbeti artikulimi politik i shqiptarëve, një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.
Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve për të treguar përmesë organizimit dhe daljes për votim në Referendumin plebishitar.
Ishte udhërrëfyes për vizionin e të ardhmes politike. Ishte rezistencë politike për të drejtat individuale e kolektive, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët, Referendumi shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve.
Është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare.
 Ishte shprehja e vullnetit të pjekur politikisht, plebishitar dhe popullor që ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare përmes Referendumit.
Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992, dhe kryengritja e armatosur nga UÇPMB-ja, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin
Përmes kësaj sakrifice të luftës arriti nën prezencën, monitorimin e palës nga BE-ja, dhe palës ushtarake dhe politike ndërkombëtare ndërkombëtarizimin e këtyre përmasave.
Po ashtu edhe Marrëveshja  e Konçulit, ishte një arritje në nivelin në instancat më të larta ndërkombëtare, tregon se, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë.
Kjo Krahinë mbi të  gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike.
Por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: Vendosja e tarifës për përcjellësit e pacientëve në SHSKUK – e pamenduar mirë dhe e padrejtë

Vendosja e tarifës për përcjellësit e pacientëve në SHSKUK – e pamenduar mirë dhe e …