Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Opozita s’mund të legjitimojë tendenca totalitare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se opozitës po i kërkohet pjesëmarrje në proceset institucionale vetëm për të “legjitimuar tendencat totalitare” të kryeministrit Albin Kurti. Çitaku theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk është arenë gare politike, por institucion ku duhet të ndërtohen marrëveshje dhe konsensus, me qëllim ruajtjen e balancës demokratike të shtetit. Sipas saj, opozita nuk mund të jetë pjesë e një procesi që, siç u shpreh, synon përqendrimin e pushtetit pa dialog dhe pa përfshirje të spektrit të gjerë politik. Ajo paralajmëroi se kur pushteti kërkohet pa kufij dhe pa vullnet për bashkëpunim, demokracia futet në krizë. “Kosova nuk e meriton një situatë të tillë”, theksoi Çitaku, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe respektim të parimeve demokratike në funksionimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …