Ali Ahmeti: Lavdi kujtimit të Ahmet Qeriqi dhe kontributit të tij për lirinë e popullit shqiptar

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tim, Drejtorit të Radios së UÇK-së, Radios ” Kosova e Lirë” Ahmet Qeriqi.
Ahmeti ishte një zë i fuqishëm dhe i palodhur i çështjes kombëtare.
Ishte njëri nga veprimtarët më të përkushtuar që e përjetoi burgun politik, por kurrë nuk u ndal në përpjekjen e parreshtur për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Me përkushtimin e tij absolut në Radio “Kosova e Lirë”, ai ndihmoi që fjala e së vërtetës të depërtojë në kohët më të vështira, duke dëshmuar për sakrificën dhe qëndresën heroike të popullit tonë.
Puna dhe përkushtimi i tij në dokumentimin e luftës dhe në ruajtjen e kujtesës sonë kolektive, mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.
Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë sot jetën dhe veprën e tij.
Lavdi kujtimit të Ahmet Qeriqi dhe kontributit të tij për lirinë e popullit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Sadik Halitjaha: SHKRIMI I AHMET QERIQIT PËR TAHIR MEHËN

Autori Ahmet Qeriqi, duke përshkruar ngjarjen krenare dhe tragjike të Tahir Mehen dhe familjes së …