Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj përplasjes politike mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ajo nuk është në dobi të opozitës, por dëshmi e dëmit që sipas tij i është bërë Kosovës. Në një video-adresim, Hoxhaj theksoi se perceptimi se kjo përçarje politike mund të jetë e favorshme për opozitën është i gabuar. “Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romakët dhe kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë, se armiqësia politike në mes të ish-presidentes dhe ish-kryeministrit është në favor të opozitës”, deklaroi ai. Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi politik që dikur u prezantua si “koalicioni i shpresës” mes Kurtit dhe Osmanit, sot është shndërruar në atë që ai e quajti “bosht i së keqes”, duke prodhuar krizë institucionale dhe përplasje të vazhdueshme politike në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
