Pren Marashi

Pren Marashi: Kushtetuta nuk është për interpretim politik – kritika të ashpra ndaj elitës në pushtet

Ish-komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Pren Marashi, ka reaguar ashpër ndaj klasës politike në vend, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po trajtohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në një reagim publik, Marashi thekson se Kushtetuta, ndonëse përbëhet nga vetëm 44 faqe, 14 kapituj dhe 162 nene, nuk është dokument i vështirë për t’u lexuar apo kuptuar. Sipas tij, problemi nuk qëndron te kompleksiteti i saj, por te mungesa e vullnetit për ta respektuar atë në përputhje me betimin institucional. Ai kritikon ashpër qasjen e politikanëve, duke theksuar se Kushtetuta shpesh interpretohet sipas interesave ditore politike, në vend që të zbatohet si akti më i lartë juridik i shtetit. “Për politikanët është më e lehtë ta përdorin si mjet interpretimi sesa si obligim për zbatim”, nënvizon ai. Marashi e konsideron këtë fenomen si një ndër problemet më të mëdha të funksionimit demokratik në vend, duke paralajmëruar se devijimi nga fryma kushtetuese cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në institucione. Në fund të reagimit, ai ironizon me situatën aktuale, duke lënë të kuptohet se Kosova po përballet me një elitë politike që më shumë e shfrytëzon Kushtetutën për interesa të ngushta sesa e respekton atë si themel të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e LVV-së për detyrim të deputetëve, dekreti i Osmanit pa efekt juridik

Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar aktgjykimin e fundit të …