Bedri Hamza kritikon Qeverinë në Kuvend: Varfërimi i qytetarëve është rritur për 6%

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për çmimin e naftës, duke theksuar se gjendja ekonomike e qytetarëve po përkeqësohet. Sipas tij, institucionet nuk po e marrin seriozisht ndikimin që rritja e çmimeve ka në standardin e jetesës. “Kjo vazhdon të varfërojë qytetarin e Kosovës”, është shprehur ai. Hamza ka theksuar se Qeveria nuk po i lexon si duhet indikatorët makroekonomikë dhe financiarë, duke iu referuar edhe raportit të fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se rritja ekonomike për vitin 2025 vlerësohet në 3.6 për qind, ndërsa për vitin 2026 parashihet të bjerë në 3.3 për qind. Duke folur për inflacionin, Hamza theksoi se rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Sipas tij, në shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, varfërimi i qytetarëve është rritur për 6 për qind. Në fund, ai u shpreh se PDK-ja do të mbështesë çdo masë që synon përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Në gjykatën speciale në Hagë është vendosur vazhdimi i paraburgimit për Hashim Thaçi edhe për …