Janina Ymeri kritikon ligjin për çmimet tavan: Tregu po lihet në dorë të një grushti njerëzish

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit për çmimet tavan, duke e cilësuar atë si një vendim të njëanshëm dhe të rrezikshëm për ekonominë e vendit. Sipas saj, ligji është miratuar pa konsultime të mirëfillta publike dhe pa përfshirjen e institucioneve relevante, përfshirë odat ekonomike, duke ngritur dyshime serioze mbi transparencën dhe gjithë përfshirjen në vendimmarrje. Përcaktimi i çmimeve u është lënë në dorë një bordi të dominuar nga përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Autoriteti i Konkurrencës, të zgjedhur nga shumica parlamentare e Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja opozitare paralajmëroi se ky model mund të prodhojë pasoja konkrete në treg, përfshirë rrezikun e mungesës së furnizimit në javët e ardhshme, si dhe hapësirë për keqpërdorime. Ymeri u bëri thirrje shoqatave për mbrojtjen e konsumatorit që të jenë aktive në monitorimin e zbatimit të ligjit, duke ngritur shqetësimin se “lënia e tregut në dorë të një grupi të vogël, pa transparencë dhe pa llogaridhënie, përbën rrezik serioz për qytetarët dhe ekonominë”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …