Vlora Çitaku: Zgjedhja e presidentit s’varet vetëm nga PDK, Kurti s’ka dërguar asnjë kërkesë zyrtare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se shumica parlamentare ka alternativa të tjera për zgjedhjen e presidentit dhe nuk është e kufizuar vetëm në marrëveshje me PDK-në. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo theksoi se Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë dhe se PDK përfaqësohet me 22, duke nënvizuar se përgjegjësia për sigurimin e votave bie mbi shumicën parlamentare. Çitaku bëri të ditur se PDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që çdo kërkesë për bashkëpunim rreth zgjedhjes së presidentit të formalizohet në formë të shkruar, por sipas saj, deri më tani një kërkesë e tillë nuk ka arritur në adresë të kësaj partie. Ajo e cilësoi zgjedhjen e presidentit si një moment kyç për funksionimin e demokracisë parlamentare dhe kërkoi që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin e duhur institucional. Sa i përket qëndrimit të PDK-së për Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Çitaku tha se ai do të bëhet i ditur në seancën plenare, pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …