Përplasje në Komision: VV kërkon ndryshime në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, vihet në pikëpyetje përmbajtja origjinale

Debate dhe përplasje janë zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për formalizimin e angazhimit të vendit në Bordin e Paqes, një marrëveshje e nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani gjatë një ceremonie në White House me Donald Trump. Projektligji, i cili duhet të kalojë në Kuvend për miratim, hasi në kundërshtime nga përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje në komision, të cilët kërkuan riformulim të një pjese kyçe të tij. Kryetarja e Komisionit, Arbreshë Hyseni, dhe anëtari Vigan Qorolli, ngritën shqetësimin se neni 2, paragrafi 2 i projektligjit është “shumë i përgjithshëm”, pasi nuk specifikon qartë se në cilat konflikte ndërkombëtare mund të angazhohen trupat e FSK-së. Kjo pikë është bërë objekt kritikash, pasi formulimi i përgjithshëm reflekton pikërisht përmbajtjen e Kartës së Bordit të Paqes, e cila nuk kufizon angazhimin në konflikte të caktuara. Sipas dokumentit ndërkombëtar, mandati i kësaj strukture është zgjeruar nga fokusi fillestar në Gazë në një rol global për promovimin e stabilitetit dhe paqes. Kjo ka ngritur dilema nëse kërkesa për specifikim përbën një ndërhyrje në një marrëveshje tashmë të dakorduar në nivel ndërkombëtar, apo një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që rrjedhin prej saj. Situata e krijuar rrezikon të vonojë procesin e ratifikimit dhe njëkohësisht të hapë debat më të gjerë politik mbi rolin e Kosovës në misione ndërkombëtare dhe raportet me partnerët strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …