Smajl Latifi: Homazhe për Hamëz Thaçin në 27-vjetorin e rënies në Koshare

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi në frontin e Koshares, në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij në Xërxë, bëmë homazhe dhe nderuam figurën e këtij luftëtari.
Është kënaqësi kur nxënës e mësimdhënës, veteranë e invalidë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të shumtë, e kujtojnë me respekt dëshmorin që luftoi e ra në fushë të nderit në frontin e nxehtë të luftës së Koshares.
Me këtë rast, fola për përkushtimin atdhetar të dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili që në ditët e para të luftës në Anadrini, u bashkua me UÇK-në në Drenoc, ndërsa rrugëtimin e tij luftarak e përmbylli në Koshare. Po ashtu, patëm kënaqësinë të dëgjojmë poezi të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle kushtuar dëshmorit, si dhe evokime kujtimesh nga bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e dëshmorit.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi: U shua Birçe Hasko, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar që jetoi me art, dinjitet dhe thjeshtësi

Albert Z. Zholi: U shua Birçe Hasko, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar që jetoi me art, dinjitet dhe thjeshtësi

Lajmi për ndarjen nga jeta të Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare është një humbje e madhe për …