Naim Frashëri

Albert Z. ZHOLI: Naim Frashërit

Në Frashër lindi një yll mbi male e mbi gurë,
Që ndezi zemrat tona në netët më të errëta se kurrë,
Me penë bëri luftë, me shpirt ngriti një komb,
Dhe fjala e tij e ëmbël u bë kushtrim dhe sot këmbon.

Naimi, ndërgjegjja jonë, zëri i shqiptarisë,
Që mbolli dritë e dije në kohën e robërisë.

Bilbil i gjuhës shqipe që këndonte me mall,
I dha fjalës sonë flatra që të ngrihej lart krenar,
Mësues i poetëve, udhërrëfyes i mendimit,
Ai u bë dritarja e parë e qytetërimit.

Në çdo varg të tij frymonte zemra e atdheut,
Si burim që s’shter kurrë në rrënjët e dheut.

Homeri i Shqipërisë, me këngë madhështore,
Na mësoi të duam gjuhën tonë hyjnore,
Me “Bagëti e Bujqësi” solli aromë fushe,
Dhe malet u bënë këngë që shpirtin na e mbushe.

Ai pa te Shqipëria jo tokë, por përjetësi,
Një nënë që kërkonte bijtë në bashkim e liri.

Babai i Rilindjes Kombëtare shqiptare,
Në kohë copëtimesh e plagësh barbare,
Kur vendi ish i përçarë dhe shpresa dukej larg,
Ai ndezi në zemra një diell të artë.

Me besim njerëzor, me urtësi dhe filozofi,

Na mësoi se kombi ngrihet me zemër dhe me dituri.

Për të shkruajnë ende dijetarë e akademi,
Albanologë të mëdhenj nga gjithë bota mbi dhe,
Sepse vepra e tij s’njeh kufij e as kohë,
Është dritë që sa vjen, më shumë ndriçon e ngroh.

Naim Shqipëria, emër që s’vdes kurrë,
Sa të ketë komb shqiptar, shqiponjë, gjuhë e flamur.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Vëllimi poetik “Ti mund të dashurosh sërish” i poetit të mirënjohur Ismail Xhaferi shënon një …